Gjyqi në GJKKO pa Veliajn e Xoxën, Ndreca mungon, gjobitet me 50 mijë lekë! Valentina Teodoresku…
Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk u zhvillua as këtë të martë (dje). Shkak u bë mungesa e avokatit të tij, Plarent Ndreca, i cili njoftoi gjykatën se e kishte të pamundur të paraqitej, pasi ndodhej në një tjetër proces civil ne gjykatën e Tiranës, në të njëjtën orë, ku përfaqësonte Arbjan Maznikun. Për prokurorin Ols Dado, kjo rrethanë përbën mungesë për zhvillimin e seancës dhe kërkoi gjobë për Ndrecën dhe avokat kryesisht për Veliajn. “Pengesë për zhvillimin mosmarrja pjesë e avokatit të Erion Veliajt. Gjykata ta shtyjë seancën. Duhet të caktohet avokat kryesisht. Pretendimi nuk është i ligjshëm e gjykata të caktojë gjobë për avokatin. Të pezullohen afatet e paraburgimit”, thotë prokurori Ols Dado. Pretendimi i akuzës u pranua dhe për Ndrecën...
Burimi:
sot.com.al