Gjyqi me Dadon, Veliaj në Administrative: Vendimi i GJK tregon mangësi serioze në paraburgimin tim

Gjyqi me Dadon, Veliaj në Administrative: Vendimi i GJK tregon mangësi serioze në paraburgimin tim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paraqiti këtë të premte në Gjykatën Administrative vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një zhvillim me rëndësi të drejtpërdrejtë për padinë e tij ndaj prokurorit Ols Dado. Në fjalën e mbajtur gjatë seancës, Veliaj tha se vendimi i zbardhur një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Gjykata e Lartë nuk kishte arsyetuar në mënyrë kushtetuese proporcionalitetin e masës së paraburgimit në raport me mandatin e tij si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, Kushtetuesja ka evidentuar gjithashtu se pretendimet për cenimin e dinjitetit të tij, për shkak të mbajtjes në kabinën e xhamit gjatë proceseve gjyqësore, nuk ishin trajtuar në mënyrën e duhur. Veliaj theksoi se një nga gjyqtaret...