Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur këtë të mërkurë, më 15 prill, vendimin që pranoi pjesërist kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagave të tyre. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi më 17 shkurt që paga e gjyqtarëve nuk mund të ulet, por ia la si detyrë Kuvendit të bëjë ndryshimet ligjore. Ndërsa sot ka publikuar argumentet e plota të marrjes së këtij vendimi i marrë me një dakordësi 7-1, ku i vetmi që ka kërkuar rrëzimin e kërkesës së gjyqtarëve ka qenë Gent Ibrahimi. Kuvendi do duhet të miratojë ndryshimet ligjore brenda korrikut të këtij viti. “Gjykata vlerëson se i takon Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, që të shmangë uljen e fshehur dhe ta përshtasë pagën e magjistratëve në raport...