Gjykata Kushtetuese shqyrton të martën ankimin e PD për ministren Diella

Gjykata Kushtetuese shqyrton të martën ankimin e PD për ministren Diella

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë të martën, duke nisur nga ora 10:00, ankimin e 1/5 së deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me ministren Diella. PD pretendon se presidenti, me dekretin e tij, ka tejkaluar kompetencat dhe ka shkelur Kushtetutën në lidhje me parashikimet për kushtet dhe cilësitë që duhet të përmbushë një person i emëruar ministër. Sipas ankimit, me këtë dekret presidenti ka krijuar një strukturë të re ministrore dhe i ka ngarkuar kryeministrit një përgjegjësi të re. Në argumentimin e tyre, deputetët e PD theksojnë se Kushtetuta nuk i njeh presidentit kompetencën për t’i ngarkuar kryeministrit detyra të reja, duke shtuar se një përgjegjësi e tillë mund të vendoset vetëm nga Kuvendi përmes ndryshimeve kushtetuese. Ndërkohë, Kuvendi dhe Presidenca, që mbajnë të njëjtin qëndrim...