Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Qendrat e riatdhesimit në Shqipëri janë në përputhje me ligjin e BE-së
Protokolli Itali–Shqipëri është “në përputhje” me rregullat e BE-së për riatdhesimin dhe azilin, për sa kohë që “të drejtat e migrantëve mbrohen plotësisht”. Ky është qëndrimi i Nicholas Emiliou, Avokat i Përgjithshëm në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, në një opinion që paraprin vendimin përfundimtar të gjykatës në Luksemburg. Juristi thekson se ligji i BE-së “nuk e ndalon” një shtet të krijojë qendra të tilla riatdhesimi jashtë territorit të tij, por shteti duhet gjithsesi të respektojë të gjitha garancitë e parashikuara, përfshirë të drejtën për ndihmë ligjore, përkthim gjuhësor dhe kontakt me familjarët dhe autoritetet. Në mars të vitit të kaluar, qeveria italiane deklaroi se qendra e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, do të përdoren për strehimin e atyre që u është refuzuar azili dhe që...
Burimi:
javanews.al