Gjoba sipas rrezikut dhe heqje licencash, si do të ndëshkohen shkelësit në transportin e mallrave të rrezikshme
Me hartimin e projektligjit të ri “Për transportin e mallrave të rrezikshme”, qeveria synon të vendosë një standard të ri jo vetëm në rregullat e sigurisë, por edhe në mënyrën se si do të ndëshkohen abuzuesit. Sipas Relacionit shpjegues të draftit (Kreu IX, Nenet 63 deri në 66), sistemi i sanksioneve është ristrukturuar tërësisht. Ndonëse relacioni nuk detajon vlerat specifike monetare të gjobave (të cilat përcaktohen në nenet specifike të vetë ligjit), ai qartëson mekanizmin e ri, i cili bazohet te proporcionaliteti dhe rreziku. Gjobat, ndëshkim sipas kategorisë së rrezikut Ndryshimi më i madh në raport me ligjin e vjetër (të vitit 2012) është se sanksionet nuk do të jenë më standarde apo të përgjithshme. Gjobat dhe masat do të jepen bazuar në një analizë...
Burimi:
javanews.al