GjK kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit: Nuk veprojmë mbi bazën e rekomandimeve tuaja…
Gjykata Kushtetuese ka reaguar ndaj raportit të Avokaturës së Shtetit për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), duke kundërshtuar gjetjet sipas të cilave nuk ka reflektuar rekomandimet lidhur me të drejtën e aksesit në gjykimin kushtetues. Sipas Gjykatës Kushtetuese, ajo nuk vepron mbi bazën e rekomandimeve të institucioneve të tjera, por zbaton drejtpërdrejt Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencën e GJEDNJ-së. Gjykata thekson se, pas vendimit “Supergrav kundër Shqipërisë” në vitin 2023, ka ndryshuar praktikën për interpretimin e afatit të ankimit kushtetues, në përputhje me standardet e Strasburgut. Në përfundim, Gjykata i bën thirrje Avokaturës së Shtetit të hartojë raporte të plota, objektive dhe të sakta, duke ritheksuar angazhimin e saj për zbatimin e vendimeve...
Burimi:
syri.net