“Gjithçka nis nga vota”/ Hasimja: Të parandalohen gjithë problemet që kanë ekzistuar në zgjedhjet e kaluara, duhet…
Dorëheqja e thjeshtë e kryeministrit nuk shihet më si një zgjidhje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. I ftuar në nje studio televizive, politologu Ermal Hasimja shprehet se zhvillimi i zgjedhjeve në të njëjtat kushte politike dhe administrative thjesht do të prodhonte të njëjtin rezultat të paracaktuar, pasi thelbi i problemit qëndron tek vetë sistemi i deformuar zgjedhor. Sipas tij, për të parandaluar përsëritjen e historisë, e udhës do të ishte krijimi i një “qeverie kujdestare’, me qëllimin e vetëm që t’u japë qytetarëve idenë e një strukture të re, të pastër dhe të kuruar, e cila ka vetëm një mision: ruajtjen e votës. Detyrat e kësaj qeverie do të ishin jetike, theksoi politologu Hasimja: bllokimi i përdorimit të administratës...
Burimi:
sot.com.al