Gjekmarkaj vizitë zyrtare në Suedi: Shqetësimet për zgjedhjet dhe drejtësinë në fokus të takimeve me parlamentarët suedezë

Gjekmarkaj vizitë zyrtare në Suedi: Shqetësimet për zgjedhjet dhe drejtësinë në fokus të takimeve me parlamentarët suedezë

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka nisur një vizitë zyrtare 3-ditore në Suedi, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të parlamentit suedez. Gjatë ditës së parë, Gjekmarkaj u takua me Nënkryetarin e Parë të Parlamentit suedez, Kenneth G. Forslund, si dhe me Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme, Aron Emilsson, dhe Nënkryetaren e Komisionit për Bashkimin Evropian, Matilda Ernkrans. Gjekmarkaj bëri me dije se gjatë takimeve janë diskutuar edhe sfidat kryesore të demokracisë në Shqipëri, duke përmendur legjitimitetin e zgjedhjeve, pavarësinë e drejtësisë dhe funksionimin e institucioneve. Ai ngriti gjithashtu shqetësime për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke përmendur presione ndaj sistemit të drejtësisë dhe, sipas tij, cenim të të drejtave të opozitës. Sipas deputetit demokrat,...