Gjekmarkaj nga Suedia: BE po e mbështet Shqipërinë, por sfidat për demokracinë mbeten
Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, në përmbyllje të vizitës zyrtare në Parlamentin e Suedisë (Riksdag), zhvilloi një takim me Kryetarin e Grupit të Miqësisë me Ballkanin Perëndimor, Denis Begic, si dhe me deputetët anëtarë të këtij grupi, Magnus Jakobsson, Björn Söder, Viktoria Tiblom, Aida Birinxhiku dhe Carina Ödebrink. Gjatë këtij takimi, Gjekmarkaj shprehu kënaqësinë e veçantë që në përbërje të Parlamentit suedez janë edhe dy deputetë shqiptarë, ashtu si edhe dy eurodeputetë të Suedisë në Parlamentin Evropian. Ai e cilësoi këtë si një dëshmi kuptimplotë të integrimit të komunitetit shqiptar në nivelet më të larta institucionale, duke theksuar se kjo forcon më tej lidhjet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe shoqërive përkatëse. Në bashkëbisedimin me homologët suedezë, ai ndau disa nga shqetësimet kryesore të opozitës dhe...
Burimi:
javanews.al