“Gjadri”, Hoxha: Nuk zgjatet marrëveshja me Italinë, do jemi në BE

“Gjadri”, Hoxha: Nuk zgjatet marrëveshja me Italinë, do jemi në BE

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha gjatë një inteviste për “Euractiv” tha se Shqipëria nuk do ta zgjasë marrëveshjen e saj të migracionit me Italinë përtej vitit 2030, kjo për shkak të përmbushjes së objektvit për anëtarësim në Bashkimin Europian. “Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian. Sapo Shqipëria të anëtarësohet, ajo nuk është më vend ekstraterritorial, është territor i Bashkimit Evropian”, tha Hoxha. Hoxha mohoi pengesat nga Italia që të mos e lejojë hyrjen e Shqipërisë ne BE, për hir të mbajtjes në funksion të kampeve të saj. “Italia kishte nevojë për ndihmë. Ne e ndihmuam. Dhe kjo nuk mund të harrohet”, shtoi...