‘Gënjeshtrat nuk bëhen të vërteta’, Berisha: Rama manipulon faktet. Shqipëria nuk plotëson kriteret për në BE
Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për manipulim të fakteve dhe përhapje të gënjeshtrave të përsëritura. Berisha tha se sipas vlerësimeve ndërkombëtare për tenderat publikë, ‘Shqipëria ka shënuar rënie të ndjeshme në transparencë dhe standarde’, ndërsa ngriti akuza për ‘përfitime të paligjshme nga persona të lidhur me kryeministrin’. Lideri demokrat hodhi poshtë pretendimet e Ramës për mungesë kontaktesh historike me Rusinë, duke deklaruar se kanë ekzistuar disa vizita zyrtare ndër vite. Sa i përket integrimit europian, Berisha theksoi se ‘opozita e mbështet procesin për arsye gjeopolitike, por Shqipëria nuk plotëson kriteret për anëtarësim. Ai shtoi se rezoluta e miratuar në Kuvend nuk përmban vlerësime për qeverinë, por vetëm kërkesa dhe detyrime në...
Burimi:
top-channel.tv