“Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta”, Rama: S’ka prova që kapitali i huaj të luajë rol në shkatërrimin e natyrës

“Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta”, Rama: S’ka prova që kapitali i huaj të luajë rol në shkatërrimin e natyrës

Në Tiranë po zhvillohet Konferenca e 3-të Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional, ku po diskutohen rezultatet e reformës në këtë sektor, si dhe vizioni “Aftësi 2030” për zhvillimin e aftësive, rritjen e punësimit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. “Ideja që investitorët e huaj vijnë në Shqipëri për të ndërtuar resorte të cilat janë për shumë të pasurit dhe për punonjës nga Pakistani, Bangladeshi, apo Filipinet, që duan t’i paguajnë shumë pak, është ide që s’ka lidhje me realitetin. Është gabim i madh që të flitet në këtë mënyrë dhe një gënjeshtër e madhe që të mendohet në këtë mënyrë. Së pari, nuk është se kemi numër të madh investitorësh të huaj, sapo ka filluar një interesim nga kapitali i huaj për Shqipërinë...