“Gënjeshtër e madhe nga padija”, Rama-protestuesve: Nuk po shkatërrojmë natyrën!
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku u diskutuan rezultatet e reformës dhe vizioni “Aftësi 2030” për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë vuri në dukje transformimin e rëndësishëm të këtij sistemi, i cili dikur ishte tërësisht i degraduar dhe pa kushte minimale për të rinjtë. Sipas Ramës, numri i nxënësve që zgjedhin arsimin profesional është dyfishuar, duke arritur sot në mbi 20%, ndërsa synimi i ardhshëm është që ky nivel të shkojë në 1/3 e tyre. Ai theksoi se 63% e të diplomuarve në këto shkolla punësohen menjëherë, duke u garantuar atyre jo thjesht një zanat, por një mundësi të sigurt për progres profesional. “Është një ditë e rëndësishme...
Burimi:
javanews.al