Kontrolle në rrugët e Shkodrës gjatë sezonit veror, gjobiten mbi 1200 drejtues mjetesh

Kontrolle në rrugët e Shkodrës gjatë sezonit veror, gjobiten mbi 1200 drejtues mjetesh

Policia Rrugore e Shkodrës ka vijuar kontrollet në akset rrugore të qarkut, në kushtet e fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. Monitorimi është kryer me radarë, dronë dhe makina inteligjente, me fokus evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Sipas të dhënave të Policisë Rrugore, gjatë periudhës 30 korrik deri më 6 gusht 2026, është arrestuar një drejtues mjeti dhe një tjetër është proceduar penalisht për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, një leje drejtimi është pezulluar. Në të njëjtën periudhë janë vendosur gjithsej 1223 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Nga këto, 72 masa janë vendosur për parakalime të gabuara, 471 për tejkalim...