“Gënjeshtare patologjike”, Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Zveçla e konsideroi ministren serbe Paunoviç një gënjeshtare patologjike, ndërsa hodhi poshtë disa nga akuzat e saj. Në një lidhje Live për emisionin “Ditari i Fundjavës” nga Denisa Pasholli në A2CNN, Zveçla mohoi të ketë qenë në zonën e Dukagjinit gjatë luftës. Reagimi i ministrit të Brendshëm vjen pas deklaratave tronditëse të ministres serbe, e cila tha se po të kishte qenë në vend të Millosheviçit do kishte kryer spastrim etnik në Kosovë. “Realisht nuk kam qenë në zonën e Dukagjinit fare gjatë luftës, nuk ka të bëjë fare me atë se çfarë unë kam bërë. Si shumica e popullit shqiptar jam munduar që të kontribuoj për lirinë e vendit tim, dhe me aq sa kam bërë jam krenar. As...
Burimi:
javanews.al