Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West
I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në Shqipëri, duke zbuluar se fillimisht policia dyshoi se pas tyre fshihej Irani, për shkak të sulmeve kibernetike të viteve të fundit. Sipas Feratit, inteligjenca policore ka siguruar të dhëna nga Telegram, ku individë të caktuar që morën rolin e protagonistëve brenda protestës kaluan nga thirrjet për bojkot në ato për sabotim të plotë, duke planifikuar skenarë ekstremë për të bllokuar rrugën e këngëtarit Kanye West dhe për të ndaluar me çdo kusht pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe të huajve në koncertin e tij. Gazetari theksoi se në këto grupe kishte thirrje të hapura dhe të dokumentuara për të sulmuar virtualisht bizneset e ndryshme,...
Burimi:
javanews.al