Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka theksuar rëndësinë e diasporës dhe nevojën për forcimin e lidhjeve me qytetarët që jetojnë jashtë vendit. Në fjalën e mbajtur në Samitin e IV të Diasporës, Gashi e cilësoi diasporën si një pjesë të pandashme të identitetit, duke u shprehur shpresëplotë për rikthimin dhe rilidhjen e shqiptarëve që kanë emigruar ndër vite. Ai ngriti shqetësimin për shkaqet e shpërnguljes së qytetarëve, duke theksuar se emigrimi nga rajoni ka ndodhur për arsye të ndryshme. Sipas tij, në Kosovë faktorët kryesorë ka qenë lufta, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut kanë dominuar faktorët ekonomikë dhe institucionalë. “Mërgata është diçka që e ndjej më të afërt dhe shpresoj të kthejmë lidhjet tona me këtë pjesë që ka...
Burimi:
lajme.al