Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!
Babai i 19-vjeçares që u gjet e pajetë në Kefaloni të Greqisë, foli sonte për mediat greke dhe tha se vajza e tij nuk kishte asnjë lidhje as me lëndë narkotike dhe as me alkool Trishtim i madh ka përfshirë Kefaloninë pas lajmit për vdekjen e 19-vjeçares shqiptare e identifikuar si Mirto, e cila u gjet pa ndjenja në sheshin qendror të Argostolit. Ajo u transportua pasi u gjet, duke u dërguar ende gjallë në spital, ku mjekët tentuan reanimimin, por nuk arritën ta shpëtonin. “Nuk humba vetëm vajzën time, humba gjithë jetën time. Humba engjëllin tim. Vajza ime ra në kurth. Nuk e transportuan, nuk e nxorën jashtë si duhet, e flakën vajzën time”, shprehet ai. Për ngjarjen janë arrestuar tre persona, me të...
Burimi:
lajme.al