Gara për kreun e PD/ Salianji çon kandidaturën në selinë blu, por zyrat janë bosh

Gara për kreun e PD/ Salianji çon kandidaturën në selinë blu, por zyrat janë bosh

Ervin Salianji ka tentuar të dorëzojë zyrtarisht aplikimin e tij për kreun e PD-së, përmes përfaqësuesve të tij, por ai nuk është pranuar me argumentin se zyrat e selisë blu janë bosh, dhe nuk ka persona për administrimin e dokumentacionit. Përfaqësuesit e Salianjit pretenndojnë që e gjitha kjo është e inskenuar pasi ka “frikë nga gara”. Megjithatë ata nuk janë dorëzuar në përpjekjen e tyre, duke lënë dokumentacionin në recepsion. Po ashtu ata kanë thënë për mediat se aplikimi do të dërgohet përmes postës, si dhe përmes email-it në adresën e PD.  “Sot kemi ardhur para orës 12:00, shënon ora 11:04 dhe thuhet që nuk ka njeri në zyrat e organizimit të PD! Z.Salianji siç e ka thënë edhe z.Berisha është një martir i gjallë...