Gara për drejtor policie në 4 qarqe, përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

Gara për drejtor policie në 4 qarqe, përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

Komisioni i Posaçëm në Policinë e Shtetit, i ngritur për të vlerësuar kandidaturat që janë në garë për drejtor në disa drejtori vendore të policisë në vend, pas intervistimit, ka përmbyllur procesin e pikëzimit, duke bërë renditjen nga më i mirë te drejtuesi me më pak pikë. I pari i renditur është Adriatik Tafçiu, aktualisht me pozicion këshilltar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në vijim renditen Ervin Hodaj, aktualisht i komanduar në Durrës, pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 2 të mitur dhe largimit të Afrim Tafës. I treti renditet drejtori i Policisë së Vlorës, Edvin Ndreu, i komanduar pak ditë më parë, pas skandalit të shkarkimit të Elidon Çelës, me rastin e mosndërhyrjes së policisë në protestën në Zvërnec. Më tej...