Gara për Bashkinë e Tiranës, Braçe: Nuk kam folur me Ramën! Dua proces në parti, jo qoka!
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, deklaroi në emisionin “Real Story” se kërkon një proces demokratik brenda Partisë Socialiste për përzgjedhjen e kandidatit për Bashkinë e Tiranës. Ai kërkoi që PS të zhvillojë një proces të hapur demokratik, ku anëtarët, simpatizantët dhe të majtët të zgjedhin me votë të drejtpërdrejtë përfaqësuesit e tyre. I pyetur nëse do kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 2027, Braçe tha se nuk ka folur për këtë çështje me Ramën. Ai theksoi se zgjedhjet nuk duhet të fitohen me favore apo qoka, por bazuar mbi mbështetjen reale të njerëzve. “Edhe pas tre muajsh ma bëni këtë pyetje prapë? Nuk kam komunikuar me kryetarin dhe kjo nuk është mungesë respekti. E kam thënë dhe do të...
Burimi:
javanews.al