FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja
Po mbahet për të 15-tën ditë protesta para Kryeministrisë, por pamjet e transmetuara nga ajri tregojnë një pjesëmarrje më të ulët nga sa ishte paralajmëruar nga organizatorët. Në foton e kapur me dron duken grupe protestuesish të shpërndara përgjatë bulevardit, ndërsa pjesë të konsiderueshme të zonës mbeten të pambushura. Pavarësisht thirrjeve për mobilizim masiv, tubimi i sotëm duket se ka nisur me ritme të ngadalta dhe pa fluksin e pritur të qytetarëve. Vëzhgimi i pamjeve nga lart tregon se turma është e fragmentuar dhe larg skenarëve të protestave masive që organizatorët kanë paralajmëruar prej ditësh. FOTO LIVE NGA PROTESTA
Burimi:
javanews.al