FOTO-LAJM/ “Jepi besën Ramës, të pasurohet Belinda e të ngrejë vila Zeqineja”! Pankartat pikante godasin kryeministrin

FOTO-LAJM/ “Jepi besën Ramës, të pasurohet Belinda e të ngrejë vila Zeqineja”! Pankartat pikante godasin kryeministrin

Në protestën e 55-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, qytetarët kanë ironizuar me pankartat e tyre dokumentin e prezantuar sot nga kryeministri para grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Rama tha se e ka pagëzuar “librin” me emrin “Besa” dhe sipas tij përfaqëson një reflektim të thellë për qeverisjen, me synimin që vendimet e qeverisë të mos përjetohen më nga qytetarët si “prerje në besë”. Por gjatë protestës së 55-të kundër qeverisë, qytetarët e kanë kthyer këtë term në objekt ironie përmes pankartave të tyre. “Jepi besën Ramës që të pasurohet Belinda e të ngrejë vila Zeqineja?”, shkruhet në njërën prej pankartave, ndërsa një tjetër pyet: “O Ramzi, sa herë ende do të na presësh në besë?”. “A mund të flasë besëpreri për besën?”, “55...