“Fondet publike po keqpërdoren”, Meta sulmon politikat e qeverisë: Familja shqiptare po goditet nga agjenda ideologjike
Lajmi për ligjin dhe financimin e trajtimit hormonal falas për transgjinorët ka trazuar jo pak ujërat politike dhe jo vetëm në Shqipëri. I fundit që ka reaguar është ish-presidenti Ilir Meta, njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë, i cili qëndron i paraburgosur prej 21 tetorit 2024 me urdhër të SPAK dhe masë të GJKKO. Ai ka reaguar nga burgu nëpërmjet një postimi në rrjetin social, duke dënuar aktin e qeverisë, e cila mashtroi qytetarët për shëndetësinë falas, kurse tani po financon falas trajtimin hormonal të transgjinorëve. “Ndërsa mijëra qytetarë që luftojnë çdo ditë me kancerin si dhe shumë sëmundje të tjera përballen me mungesën e ilaçeve jetike, me pamundësinë për të përballuar trajtimin mjekësor dhe me braktisjen totale nga shteti, Qeveria zgjedh të financojë falas...
Burimi:
sot.com.al