“Fitoret” këllirë të Edi Ramës, me pazare”/ Vasili: Përmes tyre, rilindasit çojnë deputetët e kriminelëve në parlament
Ish deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar, pas pazareve me kriminelët e burgjeve, që u denoncua nga gazetari Flamur Vezaj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se përmes këtyre pazareve, rilindasit çojnë edhe deputetët e kriminelëve në parlament. ‘Vetëm SPAK dhe Prokuroria nuk i “sheh” këto krime elektorale dhe fshihen pas potureve të krimit’, thuhet në reagimin e Vasilit. Statusi i plotë: Ja votat dhe “fitoret” këllirë të Edi Ramës, me pazare me kriminelët e burgjeve! Gazetari i mirënjohur Flamur Vezaj ka bërë publike faktin që drejtorët e burgjeve të Ramës bëjnë pazare votash me të fortët. Dhe hajde dëgjo këta palaço kur ngrefen dhe thonë: “Do përballeni në fushëbetejën e zgjedhjeve dhe do fitojmë përsëri”. Këta palaço që e...
Burimi:
sot.com.al