“Fitore e demokracisë”, Balla: Pas 35 vitesh, diaspora nuk është më e cunguar në votime
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi pjesëmarrjen e shqiptarëve në politikën e nivelit të lartë në SHBA si një arritje historike për kombin. Gjatë fjalës së tij në Samitin e IV të Diasporës, ai vuri theksin te nevoja për krijimin e rrjeteve të organizuara të të zgjedhurve shqiptarë në botë për të rritur sinkronizimin me atdheun. Balla gjithashtu përshëndeti faktin që diaspora tashmë është bërë pjesë e proceseve zgjedhore, duke e konsideruar këtë si një fitore të madhe për demokracinë shqiptare pas më shumë se tre dekadash. “Në këto zgjedhje të radhës amerikane, vetëm në shtetin e Michigan konkurrojnë për kongresin amerikan 3 shqiptarë në primaret e partive të tyre. Kjo është një arritje e madhe e jon duke shpresuar...
Burimi:
javanews.al