Firmoset marrëveshja! Rama: Në Pashaliman do ndërtohen anije ushtarake për Europën dhe vendin
Edi Rama TIRANË-Është firmosur sot, 29 prill, marrëveshja mes shoqërisë Ficantieri, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por dhe të vendeve aleate. Kryeministri Edi Rama u shpreh se marrëveshja hap një fazë të re bashkëpunimi ekonomik dhe industrial, ku Shqipëria jo vetëm do të përfitojë nga teknologjia dhe eksperienca e partnerëve ndërkombëtarë. Po ashtu kreu i qeverisë nënvizoi se projekti do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në formimin profesional të të rinjve, veçanërisht për vajzat dhe djemtë e shkollës industriale të Vlorës, të cilët do të përfshihen në procesin e trajnimit dhe punësimit nën udhëheqjen e specialistëve të fushës. Edi Rama: Kemi arritur në një...
Burimi:
zeri.ai