Firmoset marrëveshja për nismën “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama: Thelbësore për rritjen ekonomike, kreditë u dyfishuan në 10 miliardë euro

Firmoset marrëveshja për nismën “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama: Thelbësore për rritjen ekonomike, kreditë u dyfishuan në 10 miliardë euro

Ditën e sotme në Bankën e Shqipërisë u nënshkrua partneriteti i ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, një nismë për të mbështetur bizneset shqiptare, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të krijuar më shumë mundësi për sipërmarrësit e e vegjël. Rama u shpreh se kjo është një ndërmarrje shumë e rëndësishme për rritjen e kapacitetit ekonomik. “Jo për formalitet, por për sinqeritet, falëndëroj të gjithë bankat dhe bordin e Bankës së Shqipërisë për angazhimet dhe diskutimet që kemi pasur në arritjen e kësaj dite të shënuar për sipermarrjen shqiptare. Dje presidentja e bankës europiane të investimeve ka vituar për herë të parë Shqipërinë në nënshkrimin me...