Firmoset marrëveshja 20-vjeçare për gazin, Rama: Vlora kthehet në qendër të Evropës Juglindore
Shqipëria ka firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme me SHBA-të dhe Greqinë në fushën e gazit, një hap që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen energjetike të vendit dhe të rajonit. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë zyrtare, kryeministri Edi Rama e vendosi këtë zhvillim në një kontekst më të gjerë historik, duke rikujtuar vështirësitë e mëdha që ka kaluar sektori energjetik shqiptar ndër vite. Rama theksoi se jo shumë kohë më parë, energjia në Shqipëri ishte thjesht një çështje mbijetese, ku prioritet ishte mbajtja e dritave ndezur për sa më shumë orë gjatë ditës. Ai kujtoi se sistemi energjetik karakterizohej nga keqmenaxhimi dhe abuzimi, ndërsa një pjesë e madhe e popullsisë mbante barrën financiare për pjesën tjetër. Sipas tij, vetëm një dekadë...
Burimi:
javanews.al