Financimi i koncertit të Kanye West/ Meksi kërkon transparencë: Kuvendi të ushtrojë kontroll kushtetues

Financimi i koncertit të Kanye West/ Meksi kërkon transparencë: Kuvendi të ushtrojë kontroll kushtetues

Ish-deputetja dhe ish-ministrja Ermelinda Meksi ka reaguar pas publikimit në media të aktit normativ që lidhet me financimin e koncertit të artistit Kanye West përmes fondit rezervë të buxhetit të shtetit. Në reagimin e saj, Meksi thekson se Kuvendi ka detyrimin të ushtrojë kontrollin kushtetues dhe parlamentar mbi këtë vendimmarrje, duke verifikuar nëse janë përmbushur kriteret e “nevojës” dhe “urgjencës” për nxjerrjen e aktit normativ. Sipas saj, qytetarët kanë të drejtë të marrin një shpjegim të qartë nëse përdorimi i fondit rezervë është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. “Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i ligjit janë parime themelore të administrimit të financave publike dhe kushte të domosdoshme për ruajtjen e besimit të qytetarëve te institucionet”, shprehet Meksi. Ajo nënvizon se Kuvendi, si...