Fermeri ndan lajmin me Ramën: Dibra së shpejti me kooperativë për qershitë
Pas kthimit nga Greqia, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë, më 25 prill, një takim me fermerët në Dibër. Ai shoqërohet nga ministri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural Andis Salla. Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, ndërsa diskutimet fokusohen mbi rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja për mbështetjen e këtij sektori, ku duhet të arrihet një standard i përgjithshëm prodhimi për tregun e BE-së. Një nga fermerët në këtë takim iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke thënë se ka një lajm të mirë për të ndarë me të, krijimin e një Shoqërie të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) të fermerëve dibranë dhe bashkisë. “Jemi në fazën e regjistrimit në gjykatë të kooperativës për qershitë, bashkia është bashkuar si aksionere. Kemi...
Burimi:
javanews.al