“Fati i Veliajt po vendoset nga politika”, Lubonja: Kryebashkiaku mbahet në qeli edhe për të shpëtuar imazhin e..

“Fati i Veliajt po vendoset nga politika”, Lubonja: Kryebashkiaku mbahet në qeli edhe për të shpëtuar imazhin e..

Analisti Fatos Lubonja në një intervistë televizive komentoi situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj duke ngritur pikëpyetje mbi pavarësinë e drejtësisë dhe ndikimin e politikës në vendimmarrje. Sipas Lubonjës, çështja kryesore nuk lidhet vetëm me aspektin ligjor, por me mënyrën sesi drejtësia ndikohet nga ekuilibrat politikë dhe raportet e pushtetit. “Të jem më i qartë, çështja është sa kemi të bëjmë me një drejtësi që vendos sipas ligjeve dhe pavarësisë dhe sa u vendos fati i tij nga ekuilibrat, politika, lojërat dhe ndërhyrjet”, u shpreh ai. Lubonja tha se Veliaj po mbahet në burg edhe si një “kundërpeshë” politike, për të ruajtur balancën me çështjet penale ndaj figurave të opozitës.     Ai theksoi se nga ana teknike, argumentet për masën e sigurisë lidhen...