“Fakte tronditëse”, deputeti i PD nxjerr shifrat e INSTAT, sulmon qeverinë për boshatisjen e universiteteve

“Fakte tronditëse”, deputeti i PD nxjerr shifrat e INSTAT, sulmon qeverinë për boshatisjen e universiteteve

Deputeti demokrat, Besart Xhaferri, teksa lexoi shifrat e INSTAT për ikjen e të rinjve deklaroi se universitetet po zbrazen. Sipas tij qeveria është përgjegjëse për tkurrjen e numrit të të rinjve dhe shtoi se kjo është drama më e madhe që mund t’i ndodhë një kombi. “Shifrat më të fundit të INSTAT për vitin akademik 2025–2026 janë dëshmia më e qartë e dështimit të politikave të qeverisë Rama ndaj arsimit, rinisë dhe të ardhmes demografike të Shqipërisë. Faktet janë tronditëse: Në vetëm 10 vite, universitetet shtetërore kanë humbur afro 31% të studentëve të tyre. Nga 116.8 mijë studentë në vitin 2016, sot kanë mbetur vetëm 81 mijë. Vetëm gjatë vitit të fundit akademik, universitetet publike humbën edhe 6.8% të studentëve të tyre. Kjo nuk është...