Eurodeputetja holandeze: Protestuesit po mbrojnë vlerat evropiane, Edi Rama po i rrezikon
Tineke Strik, eurodeputetja që drejtoi një mision faktmbledhës për çështjet mjedisore në Shqipëri, thotë se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është në rrezik nëse qeveria nuk ndryshon kursin për zonat e mbrojtura. Eurodeputetja holandeze Tineke Strik iu bashkua protestuesve në rrugët e Tiranës në fund të muajit të kaluar, duke shprehur solidaritet me kauzën e tyre mjedisore dhe duke premtuar se zëri i tyre do të dëgjohet në Bruksel. “Sinqerisht, është shumë e çuditshme të shohësh se jeni ju ata që po mbroni vlerat dhe të drejtat e Bashkimit Evropian, ndërsa qeveria nuk po e bën këtë,” u tha ajo protestuesve. “Unë do t’i çoj këto mësime në Bashkimin Evropian, në Bruksel, se populli është gati të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, por qeveria...
Burimi:
sot.com.al