Euraktiv: Shqipëria është gati të pranojë anëtarësimin në BE edhe pa veto! Rama e përsëriti në Bruksel
Në BE me çdo kusht. Shqipëria është gati të pranojë anëtarësimin në BE, edhe nëse nuk do të ketë të drejtën e vetos për një periudhë kohe. Euractiv shkruan se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të martën, në Bruksel, gjatë konferencës së 8-të ndërqeveritare, e ka bërë të qartë se për Shqipërinë nuk ka asnjë problem nëse bëhet anëtare pa të drejtë vetoje. Sipas raportimeve, ky propozim i ri nga disa vende te BE, ka shkuar tashmë në tryezat më të larta të Brukselit që po diskutojnë një plan për të pezulluar të drejtat e vetos për anëtarët e rinj në çështjet e politikës së jashtme, të tilla si sanksionet kundër Rusisë dhe vendime të tjera që kërkojnë unanimitet midis shteteve anëtare. Për Ramën ky...
Burimi:
javanews.al