“Është zhveshur nga funksioni i tij”, Bardhi kritikon Kuvendin e Shqipërisë nga Parlamenti Europian
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian. Sipas Bardhit, Kuvendi është nuk po kryen më funksionet e tij kushtetuese të kontrollit dhe mbikëqyrjes, ndërsa shton se opozitës po i mohohen të gjitha instrumentet parlamentare për të ushtruar rolin e saj. Ai paralajmëroi se mungesa e llogaridhënies po dëmton procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Fjala e plotë e Gazment Bardhit në PE: “Të nderuar kolegë, Si shumica prej jush në këtë sallë, edhe unë besoj se mënyra se si funksionon një Parlament nuk përcakton vetëm cilësinë e procesit të integrimit europian. Ajo përcakton cilësinë e vetë demokracisë. Fatkeqësisht, në Shqipëri ky raport është përkeqësuar në mënyrë të...
Burimi:
javanews.al