“Është shkatërrim i pakthyeshëm”/ Revolta qytetare, analisti: Sa më shumë flet Rama, aq më shumë shtohen protestuesit
Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në një intervistë televizive, deklaroi se protesta po vazhdon të rritet për shkak të mënyrës se si kryeministri Edi Rama i trajton qytetarët dhe shqetësimet e tyre. Sipas Abilekajt, është e vështirë të identifikohet një organizator apo koordinator i vetëm i protestës, pasi ajo po mbledh njerëz me bindje dhe interesa të ndryshme. Megjithatë, ai argumentoi se vetë qëndrimi i kryeministrit po shërben si faktori kryesor që i bashkon protestuesit. Ai tha se një pjesë e madhe e qytetarëve ndihen të përjashtuar nga qeverisja e Rilindjes dhe se kjo ndjenjë përjashtimi po i shtyn ata të bashkohen me protestën, pavarësisht nëse marrin pjesë fizikisht apo jo. Në analizën e tij, Abilekaj ndaloi veçanërisht te zhvillimet urbanistike dhe ndërtimet përgjatë bregdetit...
Burimi:
sot.com.al