Eric Wendt, ambasador në Shqipëri? Nazarko: SHBA po mbyll boshllëqet në Ballkan
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nominuar ambasadorin e ri për Shqipërinë. Bëhet fjalë për Eric Wendt, një ushtarak në pension. Gazetari Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN, e cilësoi këtë zhvillim si pozitiv për rajonin, pasi nominimi vjen në një moment kur SHBA ka mungesë ambasadorësh në disa vende të Ballkanit. “Kjo është mbushja e një boshllëku që është krijuar në administratën Trump për Ballkanin, ku praktikisht mungojnë ambasadorë në vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja. Kështu që është lajm i mirë që po plotësohen këto pozicione,” u shpreh Nazarko. Ai theksoi se profili i Wendt është më pranë botës ushtarake sesa diplomacisë tradicionale, duke e lidhur këtë zgjedhje me stilin...
Burimi:
javanews.al