Eksperti i sigurisë Basha: Në protestë është përfshirë qeveria iraniane dhe Garda Revolucionare

Eksperti i sigurisë Basha: Në protestë është përfshirë qeveria iraniane dhe Garda Revolucionare

Eksperti i sigurisë Faik Basha deklaroi se në protestën qytetare “është përfshirë qeveria iraniane dhe Garda Revolucionare”. “Po të analizojmë të gjitha rrethanat dhe faktet e ndodhura këto 11 ditë, ekzistojnë elementë të luftës hibride të cilat mund të jenë pjesë përbërëse e gjithë kësaj. Përfshirja e qeverisë iraniane dhe Gardës Revolucionare drejtpërdrejtë në një protestë, në një vend në mes të Europës, ka një domethënie. Dhe mendoj se kjo duhet të ketë një analizë”, tha Basha. Por, menjëherë pas kësaj, ai u tërhoq duke theksuar: “Por, jo drejtpërdrejt kjo do të thotë që unë kam gjetur faktin që këtu qenka ulur Irani këmbëkryq. Por, besoj se ka një domethënie që në qeverinë iraniane shkruhet shqip”. Më tej, ai nënvizoi: “SHBA ka një ftohje me...