Ekonomi: Rama nuk largohet, mandati i tij buron nga vota e mbi 800 mijë qytetarëve

Ekonomi: Rama nuk largohet, mandati i tij buron nga vota e mbi 800 mijë qytetarëve

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, e ftuar në emisionin “3D nga Albana Dudushi” në RTSH, komentoi protestat e fundit në vend, duke u shprehur se ato nuk kanë arritur ende të artikulojnë një kërkesë të qartë dhe të konsoliduar. Sipas Ekonomit, protestat kanë ndryshuar vazhdimisht fokusin e tyre, duke kaluar nga kërkesa për çështjen e Zvërnecit te kritikat për menaxhimin e ekzekutivit dhe më pas te kërkesa me natyrë politike. “Shumë mirë që ka një reagim qytetar. Kjo histori e protestës nuk ka artikuluar asnjëherë një kërkesë të vërtetë. Një herë erdhi kërkesa për Zvërnecin, pastaj erdhi protesta për menaxhimin e ekzekutivit dhe tani vjen protesta me disa kërkesa politike”, u shpreh ajo. Ekonomi tha se protesta nuk ka arritur ende një nivel pjekurie...