Edi Rama nuk e kap 30 qershorin, paralajmërimi “bombastik” i Altin Goxhajt, nga rrëzimi i kryeministrit te prangat…

Edi Rama nuk e kap 30 qershorin, paralajmërimi “bombastik” i Altin Goxhajt, nga rrëzimi i kryeministrit te prangat…

Avokati i njohur, Altin Goxhaj ka bërë një paralajmërim të fortë politik, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk do ta kapë datën 30 qershor si drejtues i qeverisë. Në një analizë të gjatë në një podcast, avokat Goxhaj shprehet se Rama ndodhet përballë një krize të thellë politike dhe gjeopolitike, duke pretenduar se veprimet e tij kanë krijuar pasoja që përfshijnë aktorë ndërkombëtarë si SHBA, Izraelin, NATO-n, Turqinë, Greqinë dhe Iranin. Sipas tij, kryeministri ka rënë në “kurthin” që vetë ka ngritur dhe po përballet me pasojat e politikave të tij. Goxhaj pretendon se Shqipëria është përballur me një projekt afatgjatë që synonte transformimin e vendit përmes ndryshimeve demografike dhe ekonomike, ndërsa shton se vendimet e qeverisë kanë prodhuar një situatë që tashmë po...