Edi Rama në Armeni, do të marrë pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian, zbardhet agjenda
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Armeni për të marrë pjesë në Samitin e 8-të të Komuniteti Politik Europian, që do të mbahet më 4 maj në Jerevan, me pjesëmarrjen e 48 liderëve europianë. Në njoftimin e shpërndarë nga mediat, kryeministria njofton se Rama do të marrë pjesë në takime për sigurinë, ekonominë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe në forumin kundër trafikut të drogës, të bashkëdrejtuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Ai do të jetë gjithashtu pjesë e një tryeze për sigurinë ekonomike dhe tranzicionin e gjelbër, në bashkëpunim me kryeministrin e Finlandës Petteri Orpo. Njoftimi i plotë i kryeministrisë Kryeministri Rama udhëtoi sot drejt Armenisë për të marrë pjesë në punimet e Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, i...
Burimi:
javanews.al