‘Edi Rama, a po na dëgjon?’/ Eurodeputetja holandeze: Mos bëj korrupsion por dëgjo kërkesat e qytetarëve

‘Edi Rama, a po na dëgjon?’/ Eurodeputetja holandeze: Mos bëj korrupsion por dëgjo kërkesat e qytetarëve

Eurodeputetja holandeze, Anna Strolenberg ka shprehur mbështetje për protestuesit shqiptarë gjatë tubimit në Tiranë, duke theksuar se kërkesat e tyre përkojnë plotësisht me parimet themelore të Bashkimi Europian. Ajo deklaroi se çështjet për të cilat po protestohet lidhen drejtpërdrejt me vlerat europiane si mbrojtja e natyrës, lufta kundër korrupsionit, transparenca dhe demokracia. “Ajo për të cilën po protestoni janë vlerat europiane: mbrojtja e natyrës, lufta ndaj korrupsionit, transparenca dhe demokracia. Jam këtu për t’ju mbështetur.” Strolenberg u shpreh se ekziston mbështetje për aspiratën e Shqipërisë drejt integrimit në BE, por theksoi se kjo kërkon reagim nga qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama. “Ka shumë njerëz nga shumë sfonde që duan që Shqipëria të shkojë në BE, por nëse doni të shkoni, Edi Rama duhet të...