“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se protestuesit po bëjnë një gabim taktik që nuk pranojnë të ulen në negociata me kryeministrin Edi Rama. Komentet Spahiu i bëri përmes një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku tha se protestuesit do të korrnin sukses pa hyrë në negociata me Ramën, vetëm nëse do të kishin gjithë faktorin ndërkombëtar krah tyre. Më tej Spahiu tha se edhe në luftërat më të egra, si ajo mes Rusisë e Ukrainës, apo SHBA-së dhe Iranit, lihet gjithmonë një derë e hapur për negociata. Sipas Spahiut, pjesa pozitive e protestës është që ka ndërgjegjësuar qytetarët që të dalin kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha. “Pjesa pozitive dhe negative e kësaj proteste është vetëm...
Burimi:
javanews.al