“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

Në komentet negative në rrjetet sociale për ‘Paketën e Maleve’, Edi Rama ka veçuar edhe një llogari. Ai ka shpërndarë një koment prej atyre që i quan llogari false, ku ndjekësi i shkruan: “Edi Rama, unë jam me fb fallco, por në karakter jam origjinal”. Përgjigjen kryeministri ia ka kthyer duke ‘i dërguar’ një korb me komentin e varur në qafë. “Po, shumë origjinal ahahah… Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, shkruan ai, një ironi për partitë e opozitës, për të cilat është shprehur se kanë përçarë protestën e flamingove.