E vetme, i vetëm!
Nga Ben Andoni Prej javësh nuk bën më përshtypje në publik se z. Sali Berisha, lideri historik i PD-së, do të garojë i vetëm! Prej vitesh nuk bën më përshtypje që nuk ka njeri te PS-ja ta eklipsojë apo të jetë alternativë ndaj z. Rama (Cili është vallë numri 2 apo 3?)! Edhe njëherë kur u mundua, ish-Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, të thoshte diçka (sërish në mbështetje) për Ramën, iu hodhën përsipër kolegët e tij. Kundërshtia e ish-Kryetares së Kuvendit dhe ish-Ministres së Jashtme, znj. Spiropali ndaj kryetarit nuk zë vend; ashtu si te PD-ja përpjekja vetanake e sfidantit Salianji drejt familjes së të Djathtëve, PPE, ka të ngjarë të përcillet vetëm në formë protokollare. Asgjë nuk inkurajohet më nga politika e sotme në...
Burimi:
javanews.al