E shiti 5 herë më shtrenjtë seç e kishte blerë, ja si ia ‘dyfishoi’ Shehaj sipërfaqen vilës në Forte dei Marmi
Agron Shehaj deklaron se i fitoi 12.1 milionë euro brenda vetëm 4 viteve një pasurie të paluajtshme vetëm 251 metra katrorë, në një lëvizje që duket e habitshme nga më gjenitë në biznes. Vilën plus truall që në deklaratën e ndryshimit të pasurisë për vitin 2025 thoshte se e ka shitur 15 milionë euro, kreu i Partisë Mundësia e kishte blerë 5 herë më pak vetëm 4 vite më herët. Vetë Shehaj në deklaratën e pasurisë për vitin 2021 thoshte se pasurinë e paluajtshme truall+ndërtesë 251 m2 e kishte blerë 2.9 milionë euro. Vetë ai nuk e ka dhënë një shpjegim, madje nuk e ka përmendur në reagimet e fundit asnjëherë kur dhe sa e kishte blerë ndërtesën, por në një tentativë për të krijuar...
Burimi:
sot.com.al