E PLOTË/ Rama mbi një orë fjalim në mbledhjen e grupit të PS dhe kabinetit, prezanton ‘Besën’

E PLOTË/ Rama mbi një orë fjalim në mbledhjen e grupit të PS dhe kabinetit, prezanton ‘Besën’

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar, ku prezantoi reflektimet e tij pas protestave të muajit qershor dhe drejtimet që, sipas tij, duhet të ndjekë mandati i katërt qeverisës. Në qendër të fjalimit ishin konceptet e besimit, empatisë dhe ndryshimit të mënyrës së qeverisjes. Rama tha se qytetarët që protestuan nuk po mohojnë transformimin e Shqipërisë, por po vendosin standarde më të larta dhe po kërkojnë më shumë llogaridhënie nga qeveria. Sipas tij, protestuesit nuk janë “mosmirënjohës”, por “matësit e rinj të standardeve”. Shqipëria ka kaluar nga “epoka e mungesave” në “epokën e pritshmërive”. Kryeministri argumentoi se qytetarët nuk e krahasojnë më vendin me të kaluarën, por me standardet që synojnë të arrijnë, duke e bërë...