E pazakontë në takimin për Reformën Territoriale në Dibër, qytetarja: Populli është i kënaqur, PS ka punuar

E pazakontë në takimin për Reformën Territoriale në Dibër, qytetarja: Populli është i kënaqur, PS ka punuar

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë dëgjesës publike për Reformën Territoriale të mbajtur në Dibër. Ngjarja, e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ka krijuar reagime të shumta duke u kthyer në një nga momentet më virale të ditës. Gjatë takimit ku të pranishëm ishin përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Arbian Mazniku, dhe ai i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, fjalën e ka marrë një grua nga salla. Me një entuziazëm të madh dhe me mikrofon në dorë, ajo ka deklaruar prerazi: “Populli është i kënaqur, Partia Socialiste ka punuar!”. Menjëherë pas kësaj deklarate, salla ka shpërthyer në ovacione, të qeshura dhe reagime të forta të dyanshme. Top Channel